Report TV - Meta: Dënim për ata që fotografojnë votën, të zbatohet dekriminalizimi

2016-10-17 0

Kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë takimit në Fier me strukturat ka deklaruar se të gjithë forcat politike të tregojnë vullnet për të respektuar standardet e zgjedhjeve dhe procesin e dekriminalizimit.

Gjithashtu Meta ka kërkuar që të merren masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën, ta kushtëzojnë, ta fotografojnë, ta blejnë dhe ta manipulojnë.

?Ne mbështesim zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it për të garantuar transparencë maksimale, për të garantuar zgjedhje të standardeve më të larta evropiane dhe të pakontestueshme.

Për këtë qëllim besoj është shumë e rëndësishme që të gjithë forcat politike të tregojnë vullnet për të respektuar standardet e zgjedhjeve, procesin e dekriminalizimit, që është shumë i rëndësishëm për të krijuar një klimë sa më konstruktive në zgjedhjet e ardhshme dhe për të sjellë një cilësi të re të përfaqësimit në Parlamentin e Shqipërisë për qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.