Sekretares për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali në një dalje për mediat ka thënë sot se zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Socialiste do të mbahen më 22 tetor dhe do të votohet sipas parimit një anëtar një votë.
Sipas Spiropalit, votimi vjen pas lançimit në mars të këtij viti të formatit të ri ku aplikuan 4200 të rinj ndërkohë që 110 mijë të rinj votuan në mënyrë elektronike, por nga juria janë përzgjedhur 8 kandidatë.
Ajo ka theksuar se forumi rinor numëron 40 mijë anëtarësime të certifikuara dhe se Partia Socialiste ka dëshmuar se interesat e gjeneratës tjetër i ka të shenjta dhe është ky besim që mban lidhjen organike të kësaj force politike dhe mbështetësit e saj te rinj në të gjithë Shqipërinë.