Report TV - PD voton vetëm SPAK-un, PS kalon pa opozitën 4 ligjet e tjera

2016-10-17 0

Kuvendi miratoi me unanimitet mazhorancë-opozitë ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkuan për një prej ligjeve më të rëndësishme të paketës së reformës në drejtësi.

Mazhoranca ka miratuar me 86 vota "pro" dhe 1 abstenim edhe 4 ligje të tjera të reformës në drejtësi. Vota abstenuese është ajo e kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Katër ligjet e miratuara janë Ligji për Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve, ligji për Organizimin e Prokurorisë, Ligji për Organizimin e Gjykatës Kushtetuese, ligji ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe ligji ?Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë?.