Kthimi në shtëpi?, një shfaqje që flet për dashurinë dhe për mungesën e dashurisë; me personazhe groteske, por që ruajnë thelbin e qenieve njerëzore, do të çel sezonin artistik në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në Tiranë.
Kjo vepër e dramaturgut Harold Pinter vjen për herë të parë gjuhën shqipe nga Adriana Toska.
E interpretuar nga trupa e aktorëve të Teatrit Eksperimental, premiera do të ngjitet në skenë nga regjisori Carlo Sciaccaluga, i cili ka ndërtuar dhe skenografinë, ndërsa kostumet janë përgatitur nga Sofi Kara.