Report TV - Gjiknuri: Menaxhimi i kaskadës shpikje e Berishës, depozitojmë energjinë

2016-10-17 0

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri sqaroi sërish se nuk ka menaxhim të kaskadës së Drinit, por kompania që ka fituar tenderin do të bëjë depozitimin e energjisë elektrike.

Sipas tij, ky është një proces i cili depoziton energjinë në rastet kur prurjet janë të mëdha.

"KESH ka humbur çdo vit miliona euro në kurriz të shqiptarëve. Ndaj pas konsulencave vendosi të shpallë një garë për kompani që marrin përsipër depozitimin e energjisë elektrike. Ky është një operacion që nuk rregullohet nga ligji. Kur ka reshje të shumta kur uji derdhej kot apo energjia shitej nën kosto, depozituesi e përdor më mirë.