Report TV - “Mbetjet”, Halimi: Sëmundjet nga ndotja. Unë shembulli konkret

2016-10-17 1

Partia Demokratike ka depozituar javën e kaluar kërkesën për miratimin me ligj të Parlamentit të zhvillimit të një referendumi popullor, për Ligjin e Mbetjeve. Sipas PD, Populli duhet të vendosë me po ose jo

Deputeti demokrat Eduart Halimi duke u shprehur kundër Ligjit në fjalë hoqi paralele me gjendjen e tij shëndetësore. Halimi theksoi se, ai është shembulli konkret i sëmundjes nga lëndët toksike në ajër që digjen nga plehrat.

?Po kur hyni në lagje, çfarë u thoni fqinjëve që votuat importimin se lagjia do jetë më e pastër? Po kur hyni dhe dilni nga shtëpitë? Çfarë u thoni fëmijëve tuaj. Ju pyesin juve ata? Mua më pyesin të mitë.
Çfarë u thoni, se jeni përdorur për të helmuar të ardhmen, fëmijët?
Janë fakte të njohura botërisht se sëmundjet e rënda, në gjak vijnë 90% nga lëndët toksike në ajër, që digjen nga mbetjet, plehrat dhe futen në trup. Se djegia e plehrave nga riciklimi, është helm është vdekje. Ndaj kompanitë dhe qeveritë nuk i duan pranë familjeve të tyre dhe i eksportojnë në vende ku gjenden qeveritarë të korruptuar dhe i shkelin syrin mafies në shkëmbim të parave me vdekjen.

Free Traffic Exchange