Një vrasje është shënuar mesditën e sotme në Shkodër, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Viktima është Gent Mhillaj, 42 vjeç i cili ka qenë duke udhëtuar me një automjet bashkë me autorin. Gjatë rrugës ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Pjetra është qëlluar me vdekje.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, tek ura ?Gjo Luli?.
Autori është ende i paindetifikuar, ndërsa policia vijon punimet për zbardhjen e ngjarjes.