Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg bashkëautorin e masakrës në Dajç të Shkodrës ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë dhe po të njëjtën masë ka dhënë edhe për personin që i gjeti armën dhe e ndihmoi të largohej.
Marcel Shpijaku personi që ndihmoi autorin e kësaj masakre doli sot përpara togave të zeza ku ka thënë se e ka ndihmuar autorin, pasi kishte frikë se mos e vriste.