Report TV - Hafizi largohet nga PS, Blushi: Do krijojmë një parti të qendrës

2016-10-05 4

'Formalisht dhe praktikisht nuk jam me pjesë e PS'' është kjo deklarata e Mimoza Hafizit në një takim me nismëtarët e partisë së re që pritet të krijohet së shpejti së bashku me deputetin Ben Blushin.

Burime pranë mbledhjes së mbajtur sot në ambjentet e muzeut historik kombëtar bëjnë me dije se Blushi është shprehur se partia që pritet të krijohet do të jetë e qendrës dhe që do të flasë për të ardhmen.

Ata janë shprehur se në momentin që do krijohet kjo parti e re të gjithë do të njoftohen për krijimin e saj.