Një sasi e madhe kanabisi i tharë është gjetur në qytetin e Vlorës, 2 ore larg zonave të banuara. Vendi ku është kapur droga i përket plantacioneve që prej një muaji kohët e fundit janë kapur në shtetin italian, rreth 2 ton hashash, në dy gomone të kapura ditët e fundit. Droga e sekuestruar sot në mëngjes po përgatitej për t'u dërguar drejt shtetit italian.
Midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë policia ka konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.