Report TV - Elbasan, Bashkia pret portokallet në rrugën "28 Nëntori", reagojnë banorët

2016-10-05 2

Rikonstruksioni i rrugës "28 Nëntori" në qytetin e Elbasanit, ka sjellë prerjen e disa drurëve frutorë portokalle.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qartë atë që banorët e këtij qyteti e kanë cilësuar masakër, portokallet e prera për tokë dhe frutat e përhapura në rrugë.

Mësohet se Bashkia e Elbasanit e ka justifikuar prerjen e pemëve me zgjerimin e rrugës, ndërsa ka shtuar se ato do të zëvendësohen me pemë dekorative.

Këto portokalle ishin shumë të bukura dhe njëherazi pemë disa vjeçare dhe ndër të rrallat në qytetin e Elbasanit.

Free Traffic Exchange