Mungesë informacioni, shtrëmbërim të së vërtetës e shfrytëzim për motive politike. Kështu e përkufizojnë drejtuesit e kompanive ricikluese debatet e forta që shoqëruan ligjin e mbetjeve.
Në Panairin e Riciklimit, kompanitë paraqitën llojet e mbetjeve që i nënshtrohen riciklimit dhe lëndët e para e produktet që përftohen prej tyre.
Të gjitha të certifikuara e konform çdo protokolli sigurie. Ligji i ri parashikon importimin e disa llojesh metalesh, plastikash dhe kartonësh.