Disa orë pas akuzave të ish-kryetarit të PD, Sali Berisha në adresë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha u pyet për ankimimin në Kushtetuese të ligjit të Vettingut si dhe për këshillën e ambasadorit Lu që ligji të mos ankimohej.
?Nuk pres që asnjë ambasador të më tregojë detyrën. Unë kam detyrën time, ambasadorët kanë punën e tyre. Unë e kam kryer me ndërgjegje të plotë?, u shpreh Basha.