Report TV - Masakra në Dajç, autori qëlloi me 38 plumba drejt lokalit

2016-10-05 10

Autori i masakrës në Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi ka shkrehen 38 plumba në drejtim të shokëve të tij, ku mbeten dy persona të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur, pas një sherri për lojën e pokerit.

Policia e Shkodrës bën me dijë se ka gjetur 38 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes, ndërsa në banesën e Miklovan Parubit u gjet edhe arma e krimit, një automatik model 56, me një karikatore me 25 fishekë.

Autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër ishte përdorues droge dhe me probleme emocionale të kontrolluara. Policia e Shkodrës bën me dije se pas arrestimit të Miklovan Parubit, gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua një sasi droge, të cilën dyshohet se e përdorte për konsumim vetjak.