Report TV - Rama inspekton rrugën Qukës-Qafë Plloçë: Të përshpejtohen punimet

2016-10-05 5

Në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8, drejtuesit e punimeve hasën në vështirësi serioze në zbatimin e projektit. Në mënyrë absurde, në projekt rruga parashikohej me një disnivel prej 24 metrash dhe pjesë të rrugës ishin tenderuar pa përfshirë asfaltimin e saj. Në këto kushte u desh të ribëhej projekti për të përmirësuar të gjithë këto elementë, duke evituar problemin e disnivelit dhe mangësi të tjera në projektim, që për specialistët përbënin një masakër mjedisore. Pas riprojektimit, aksi prej 15.8 kilometrash përfshin përveç tunelit të parë prej 700 metrash, edhe ndërtimin e një tuneli të dytë 300 metra dhe dy ura.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ishte në kantierin e kësaj vepre.