Në Luginën e Valbonës do të ndërtohen 11 HEC-e, por qeveria nuk mund të mbyllë kontratat e lidhura nga qeveria Berisha, sepse duhet të paguajë në arbitrazhe kombëtare.
Kryeministri ka replikuar me komentuesit në rrjetin social Facebook, duke u dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre, mes të cilave dhe për HEC-et në Valbonë.
Në një prej postimeve të Ramës, një qytetar shkruan: ?E vertete qe HEC-et jane firmosur ne kohen e Berishes, por kjo smund te jete alibi per ju.... Shumica ju votoi pikerisht se nuk donte te qeverisej me nga Berisha e vendimet e tij. Ndaj, nese doni te mbeteni ne histori, duhet te prishni kontratat me perfaqesuesit e HEC-eve ne Valbone, e, madje le ti demshperbleni nga taksat tona, nese vetem kjo eshte zgjidhja. Me mire te na ikin ca leke duke mbrojtur Valbonen, se sa te shkojne ne xhepat e politikaneve... Artistet dhe populli jane bashke: Mos ma prek Valbonen!?