Report TV - Ambasadorët Lu e Vlahutin takim me Xhafën në Kryesinë e Kuvendit

2016-10-05 3

Një ditë para votimit në Kuvend të 6 ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim paraditen e kësaj të mërkure me kryetarin e komisionit parlamentar të ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Në fokus të këtij takimi, i cili ka zgjatur rreth 25 minuta, mësohet të ketë qenë reforma në drejtësi dhe miratimi i 6 ligjeve të mbetura. Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin kanë apeluar për miratimin e shpejtë të paketës ligjore për t'i çelur rrugë për nisjes nga zbatimi të reformës.

Paketa ligjore e reformës në drejtësi pritet të votohet nesër në Kuvend.