Report TV - Rama në Maliq: Të sensibilizohemi për ndarjen e mbetjeve në burim

2016-10-04 1

Gjatë vizitës së tij në Korçë dhe Maliq kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ligjin e mbetjeve i cili theksoi se përveç riciklimit është dhe reduktimi dhe ripërdorimi.

Kryeministri theksoi se njëherësh merr jetë edhe strategjia e sensibilizimit publik për ndarjen e mbetjeve në burim.

?Me përfundimin e kësaj zgjidhet dhe një plagë tjetër në organizmin e vendit. Elbasani u zgjidh, zgjidhet dhe qarku i Korçës, ndërkohe Tirana ka hyrë në një proces komplet revolucionar me kompaninë publike të përbashkët, Bashki e Tiranës dhe ajo e Veronës, që do të fillojë intensivisht shpërndarjen e mbetjeve në burim. Strategjia përfshin që ne në mënyrë agresive të sensibilizojmë, duke filluar nga shkollat e pastaj në lagje ndarjen në burim, që me dhënien e një nxitje të fortë riciklimit të ulim edhe tonelatat që shkojnë nëpër fusha", u shpreh Rama.