Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një takim me fermerë të Maliqit është shprehur se qeveria është e vendosur të shtojë partneritetin me ta.
Edhe në këtë takim kryeministri ka rrëfyer gjendjen e rrënuar në të cilën e kishte lënë qeveria paraardhëse bujqësinë.
"Eskavatori i fundit në Shqipëri nga shteti ka ardhur në vitin 2005. E kam thënë edhe në vend tjetër, shkova në një bashki dhe shikova ca fotografi ku ishte edhe një personazh politik që ata e konsideronin qytetar nderi sepse para 15 vitesh u kishte sjellë një eskavator që nuk punonte. Kjo tregon se çfarë mesjete ka qenë marrëdhënia e shtetit me fshatin", tha Rama.
Kreu i qeverisë ka prekur edhe çështjen e pronave, ku theksoi se për 25 vite në Shqipëri janë vrarë rreth 8000 vetë si shkak i konflikteve.