Report TV - Ligji i pronave, ish-pronarët letër Komisionit të Venecias: Na ndihmoni!

2016-10-04 4

Shoqata ?Pronësi me Drejtësi? i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Venecias në prag të shprehjes publike të opinionit të saj ndaj kërkesës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare lidhur me ligjin e ri të pronave.

Shoqata po ndjek me shqetësim iniciativat e fundit legjislative të ndërmarra nga autoritetet shqiptare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të shpronësuar me forcë. Konkretisht, në janar të vitit 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr 133/2015 "Për trajtimin e pronave dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronave" (përmendur më tej si: "Ligji nr 133/2015"), thuhet në letër.

Ku shtohet se ?Ne shpresojmë se Komisioni i Venecias do të vendosë të organizojë një vizitë në Shqipëri para miratimit të Opinionit Amicus Curiae në tetor 2016, për shkak se ne e konsiderojmë këtë vizitë një mundësi shumë të rëndësishme për të ndarë me anëtarët e grupit të punës të mandatuar në këtë kuadër shqetësimet tona në lidhje me ligjin e ri nr. 133/2015?.