Ministri i Mirëqëniës Sociale e Rinisë Blendi Klosi teksa ka folur sot për riintegrimin e emigrantëve të kthyer në Shqipëri ka thënë se Bashkitë duhet të transformojnë shërbimet sociale.
Ai ka thënë se tashmë ka ardhur koha q ëtë hartohet një hartë e shërbimeve që mungojnë në mënyrë që të gjitha institucionet të punojnë për ofrimin e tyre.
?Duhet akoma më shumë përkujdesje për qytetarët e kthyer në vend. Bashkitë duhet të transformojnë shërbimet sociale dhe të ofrojnë zgjidhje, pasi ende ka mangësi. Nga ana tjetër duhet bashkëpunim ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve. Pushteti vendor të implementojë politikat e duhura? tha Klosi.