Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk shfaqet i surprizuar nga deklarata e komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, i cili për herë të parë foli nga Brukseli për çështjen Çame.
Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo? kryediplomati shqiptar tha se në duart e partnerëve ndërkombëtarë janë dy dokumente për të cilat është negociuar me palën greke.
Në këto dokumente thotë Bushati flitet për çështjet që janë të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, por të interpretuar në këndvështrime të ndryshme.