250 objekte dhe ikona do të ekspozohen në Muzeun Mesjetar të Korçës. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të këtij Muzeu ka vlerësuar të gjithë ata që janë angazhuar për mirëmbjatjen e këtij koleksioni ndërsa tha se pjesë e kësaj pasurie që do të ekspozohet në Muze, do të jenë edhe veprat e Onufrit.
Rama tha se Muzeu ka pësuar një transformim rrënjësor, pas viteve të tëra të lëna në harresë.