Në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar shkrimtarin Dritëro Agolli me medaljen "Urdhri i Pavarësisë". Thaçi vizitoi shtëpinë e shkrimtarit me rastin e 85-vjetorit të tij të lindjes, ku edhe i dorëzoi dekoratën si kontribut të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
?Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne?, i tha Thaçi Agollit.
Nga ana e tij, shkrimtari Dritëro Agolli u shpreh i bindur se Kosova do të përparojë. Agolli tha se politika përfshihet zakonisht nga debatet e sherret, por kur diskutohet për Kosovën kjo nuk ndodh.