Report TV - Vëllai i Admir Tafilit regjistrohet në Gjendjen Civile,bashkohet me të ëmën

2016-10-03 8

Nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar me dhjetëra forca policie, mesditën e së hënës, Genc Tafili i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, ka mbërritur pranë gjendjes civile pranë bashkisë së Shkodrës.

Shkak i kësaj vizite të pazakontë ka qenë një procedure që i dënuari Tafili ka kryer pranë gjendjes civile sëbashku me të ëmën Kimete Tafilin, pasi kanë vendosur që të ribashkohen si familje me vendim të Gjendjes Civile. Mësohet se Genc Tafili ka qenë i ndarë nga familja e tij.