Report TV - Vdes foshnja,në hetim pediatri Mjeku: U sëmur 12 orë pas lindjes

2016-10-03 0

Një foshnje e sapoardhur në jetë në maternitetin e Pogradecit ka gjetur vdekjen në rrethana ende të pashpjegueshme. Prindërit fajësojnë një pediatër për mjekim të pakujdesshëm ndërsa policia po e procedon në gjendje të lirë mjekun. Shefi i Pavjonit të lindjeve në Maternitetin e Pogradecit ka sqaruar sot situatën mbi vdekjen e foshnjes. Sipas tij, gjendja e foshnjes u rëndua si pasojë e një infeksioni në lëkure që i nisi 12 orë pas lindjes dhe se bebja u nis në Tiranë për një mjekim të specializuar. Foshnja humbi jetën rrugës për në Tiranë.