Ngjyrat e Kinës zbresin në Vlorë. Një aktivitet i zhvilluar nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Kinë, ambasada e Kinës dhe bashkia e Vlorës, kanë sjellë në qytetin bregdetar larminë e kulturës, muzikës dhe kuzhinës kineze nëpërmjet një grupi të bashkisë së Jang Zhout.
Muzika e Kinës, larmishmëria e ngjyrave të kulturës së saj, të gërshëtuara me traditën e bashkisë Yanghzhou, kanë përcjellë për të pranishmit e shumtë, një mbrëmje të veçantë.
Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli e ka quajtur një ngjarje të rëndësishme kulturore për historinë dhe bashkëpunimin e dy vendeve dhe dy bashkive,Vlores dhe Yangzhout, për të rritur interesin dhe investimet e Kinës në Vlorë.
Përfaqësuesja e kulturës në bashkinë Yangzhou e ka cilësuar Vlorën një mrekulli të kulturës, traditës dhe turizmit shqiptar.
Vlora dhe bashkia e Yangzhout synojnë që bashkepunimin e tyre ta mbështetsin tashmë, jo vetëm në aktivitetet kulturore të ndersjellta, por dhe në fushën e turizimit dhe rritjen e investimeve kineze. Dy bashkitë kanë një marrëveshje binjakëzimi prej 1 viti.