Report TV - ​‘Mbetjet’, Rama-protestuesve: Në asnjë rrethanë s'ju tradhëtoj

2016-10-01 0

Teksa para kryeministrisë protestohej për Ligjin e Mbetjeve, kryeministri Edi Rama është përgjigjur nga Asambleja e PS për kontestimet ndaj ligjit. Sipas, kryeministrit, u krijuan të gjitha kushtet që Ligji të futej në zbatim. Rama tha se, ndarja e re territoriale, krijoi të gjitha kushtet për realizimin e riciklimit të mbetjeve në vend.

Aktualiteti, ligji i ri për mbetjet e riciklueshme, është një ligj di domosdoshëm dhe konform ambiciesh për një Shqipëri të pastër.

Kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale kemi thënë se duhet kjo reformë për të kaluar në fazën e menaxhimit të mbetjeve.
Pa Bashkitë e reja ishte e pamundur që të vinte në jetë plani ynë për ndarjen e diferencuar në burim që është baza e bërjes funksionale të industrisë së riciklimit.
Është fakt që jemi përgatitur për të dyja;

a. për të vënë në lëvizje bashkitë e reja dhe
b. industrinë e riciklimit.

Kur ne bllokuam plotësisht ligjin e vjetër ishim të vetëdijshëm që do krijohej një ngërç për këtë industri dhe ishte parashikuar duke konsideruar dy element
.1. Bërjen e kuadrit ligjor për mbetjet e gjelbërta dhe
2. Për ta nxitur industrinë që në kushtet kur e kishte të pamundur importimin të rriste kapacitetin mbledhës.
Disa kompani po falimentonin dhe po spostoheshin në vende të tjera.
120 mijë ton mbetje të riciklueshme që sot mblidhen nga Shqipëria do mbeteshin rrugëve.
Ajo që ne kemi bërë është ligji më i kufizuar në rajon. Të kushtëzosh importin e lëndës së parë me pasjen e një fabrike, kemi kushtëzuar sasinë e mbetjeve me kapacitetin e fabrikës".

Free Traffic Exchange