Report TV - Rama në Fier: Fermerët prioritet qeveria e Saliut e rrënoi bujqësinë

2016-09-30 0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerë të Fierit në fshatin Strume. Ai u shpreh se fermerët janë prioritet i qeverisë ndaj dhe do të kenë mbështetje të madhe. Rama u ndal edhe te kultivimi i kanabisit ku deklaroi se ai është një problem i mbartur pasi më parë policia operonte përmes komunikatave sekrete. Sa i përket ligjit të mbetjeve kryeministri ka theksuar se sharlatanët duan të përfitojnë, por njerëzit nuk janë budallenj.