Report TV - Pianisti italian Benedetto Lupo recital në Vlorë, ndiqet nga qindra qytetarë

2016-09-30 2

Benedetto Lupo, pianisti i mirënjohur italian ka dhënë për herë të parë në Vlorë një recital mbresëlënës me veprat e autorëve të njohur ndërkombëtarë si Claude Debussy dhe Sergej Rachmaninov e më gjerë.

Lupo është një nga interpretuesit më të mirë ne shtetin fqinj dhe ka fituar me dhjetëra çmime ndërkombëtare.

Ardhja e tij në Vlorë u bë e mundur falë bashkëpunimit të bashkisë së qytetit dhe Institutit Italian të Kulturës.

I ardhur nga Akademia kombëtare e ?Santa Cacilia? të Romës, pianisti italian Lupo ka emocionuar të pranishmit me mënyrën e interpretimit dhe virtuozitetin e tingujve, duke krijuar një atmosferë entuziaste në Teatrin ??Petro Marko?? të Vlorës

Në qytetin e Vlorës është bërë traditë bashkëpunimi me artistët më të njohur italianë, të cilët bëhen pjesë e kalendarit artistik të shfaqjeve në qytetin bregdetar.

Free Traffic Exchange