Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në një intervistë për Report TV pas çeljes së ekspozitës së ikonave të sekuestruara të Gjergj Thimjos në Muzeun historik Kombëtar u bënë thirrje koleksionistëve që të respektojnë ligjet dhe ata që nuk kanë regjistruar veprat e artit, t?i regjistrojnë ato. Më tej Kumbaro pohon se edhe vetë ligji ka nevojë të plotësohet për sa i përket koleksioneve private dhe muzeve private e publike. Ministrja Kumbaro rrëfen ndër të tjera se trashëgimia ikonografike po pasurohet falë bashkëpunimit me UNESCO e më gjerë.