Report TV - Dy zjarre në mesnatë djegin një restorant dhe një banesë në Tiranë

2016-09-30 1

Pak para mesnate, dy zjarre kanë përfshirë zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Si pasojë një restorant dhe një banesë janë djegur plotësisht.

Nga zjarret nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri i parë ka rënë në një banesë në rrugën e Qelqit, dhe shkak i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi. Ndërsa pak minuta më vonë nga flakët u përfshi edhe një restorant, po në zonën e Kombinatit. Edhe shkak i këtij zjarri mësohet të ketë qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Nga të dy zjarret nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Free Traffic Exchange