Dy automjete janë përplasur ditën e sotme në Rrugën e Kombit, ku për pasojë janë plagosur 5 persona.
Aksidenti ka ndodhur në Milot, nga ku sipas informacioneve paraprake 3 prej 5 të plagosurve janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa 2 të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, por policia po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e tyre.