Report TV - Memorandumi Tiranë-Veronë për mbetjet, Rama: Histori suksesi

2016-09-29 1

Nga sot fillon një epokë e re në menaxhimin e pastrimit, mbledhjes dhe menaxhimit të mbetjeve për Tiranën. Për herë të parë, Tirana do të nisë të bëjë diferencimin e mbetjeve që në burim, çka do të thotë se, në të gjithë Tiranën do të instalohen kontejnerë moderne, të ndarë sipas kategorive të mbetjeve.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në nënshkrimin e këtij Memorandumi, u shpreh se kjo marrëveshje është vetëm hapi i parë drejt një historie suksesi, në një fushë të pashkelur më parë, siç është diferencimi i mbetjeve që në burim në vendin tonë.