Agjencia e Trajtimit të Pronës ka bërë publike procedurat e reja për shqyrtimin e kërkesave për njohje pronësie dhe kompensim financiar e fizik të pronarëve.
Sipas një urdhri të brendshëm të institucionit, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me çdo do të bëhet çdo ditë të mërkurë nga ora 08:00-16:30 pranë Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie.