Report TV - Rama, PD-së: Ja ku qëndron problemi me Referendumin tuaj

2016-09-29 0

Kryeministri Edi Rama duke marrë shkas nga kërkesa për referendum që bëri e majta kur ishte në opozitë, hoqi paralele me kërkesën e sotme të njëjtë të PD-së; një referendum për Ligjin e Mbetjeve. Nga foltorja e parlamentit, Rama argumentoi sipas tij, se ku po gabon PD.

"PD merr përsipër të zhvillojë referendumin për plehrat që e mbështetëm ne. Por ndërkohë ka një problem se ligji i ri nuk është ligji i Saliut. Këtu janë përfshirë të gjitha kërkesat plus dhe një masë tjetër që e kemi sjellë ne dhe në opozitë që të mbështesim atë ligj.