Pas publikimit të lajmit se në territorin shqiptar ushtarak rus po insepktojnë armatime dhe zonat ku ushtria jonë dhe aleatët e NATO-s kryejnë stërvitje ka reaguar Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duke deklaruar se ky është një detyrim që lind nga të qenit anëtar i organizatës eruopiane për siguri OSBE dhe inspektimi nuk cënon asnjë sekret.
?Kjo s?ka të bëjë fare me vendet e NATO-s, Rusia është anëtare e OSBE dhe duke u bazuar në këto veprimtari, Shqipëria e Rusia kryejnë veprimtari të armë kontrollit në vendet respektive. Vendet kanë nënshkruar një konventë të armëve të kontrollit dhe kjo është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon në datën 30. Zonat e ndërhyrjes së tyre është e mirëpërcaktuar. Ky inspektim nuk cnëon ansjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s? tha Kodheli.