Për herë në historikun e Tiranës vjen një festival folklorik në natyrë. Festivali Etno Folk 2016 i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me drejtor koreografin Arjan Sukniqi dhe Bashkia Tiranës do të nis këtë të mërkurë në Amfiteatrin e Parkut të Madh te Liqeni.
Arjan Sukniqi rrëfen se do të marrin pjesë ansamble popullore dhe qytetarë nga Tirana, Dropulli, Skrapari, Lushnja, Tropoja, Berati, Elbasani, Gramshi, Cërriku, Korça, Vlora, Mati e Kosova. Bexhet Fezolli organizatori i grupit folklorik që vjen nga Gora e Korçës ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen në festival