Çdo shofer i dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike nuk do të mund të favorizohet më nëse shkakton një aksident me pasojë plagosje apo vdekje.
ReportTv zbardh draftin e eskpertëve të cilët propozojnë deri në 18 vite burg për këdo që shkakton një aksident me pasojë vdekjen sic ishte rasti më i fundit ku efektivi i policisë në Kamëz u aksidentua nga një shofer me precedent në shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe nën efektin e alkoolit.