Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Vlorë automjeti tip "BMV-X5" dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti.
Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.