?Nata Arabe? me regji të Stefan Çapalikut do të vijë në Teatrin e Metropolit duke rikthyer në skenë edhe një nga aktoret e larguara nga Shqipëria prej vitesh. Ajo është Ema Ndoja, e cila ka mërguar në Gjermani dhe nuk vazhdon aktualisht ndonjë karrierë teatrore.
Regjisori i shfaqjes Stefan Capaliku pohon se e ka zgjedhur aktoren Ndoja posaçërisht për premierën, ku ajo do të luajë edhe një pjesë të guximshme në skenë. Sipas skenarit do të zhvishet nudo.
Janë këto disa nga skenat që rrëfejnë se si do të jetë shfaqja ?nata arabe?, ku performojnë aktorët Ema Ndoja, Naun Shundi, Dasara Xhangolli, Erion Hinaj e Jozef Shiroka.