Report TV - Pritë pronarit të baxhos, vritet grumbulluesi i qumështit/2 pistat

2016-09-27 2

Një 26-vjeçar nga fshati Trush i Shkodrës ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Torovicë të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në aksin e vjetër rrugor të kufirin ndarës me Shkodrës, ndërsa viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Ajet Qokthi.

Ky i fundit po shkonte për të mbledhur qumështin në Lezhë së bashku me kushëririn e tij Agron Qokthi, që është pronari i baxhos, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.

Autoret të cilët mendohet se kanë qenë të paktën dy i kanë zënë pritë në një kthese në zonë të pabanuar mjetit me të cilin po lëviznin kushërinjtë Qokthi dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Mjeti është qëlluar me armë në lëvizje, ndërsa nga të shtënat fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë 26-vjeçari i cili ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më vonë.

Sipas të dhënave trupi i viktimës është përshkuar nga dy plumba të cilët i kanë marrë edhe jetën.

Nga të shtënat fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është lënduar, ndërsa ka qenë vete ky i fundit që ka njoftuar policinë dhe banorë të zonës në lidhje me ngjarjen.

Free Traffic Exchange