Report TV - Kopshtet,Veliaj: Kuota të rezervuara për fëmijët e familjeve në nevojë

2016-09-27 0

Kopshti ?Bob ndërtuesi? në Njësinë Administrative nr. 8 është kopshti i 22 që rikonstruktohet plotësisht nga Bashkia e Tiranës dhe ofron ambiente dinjitoze për më të vegjlit që e frekuentojnë atë. Këto ambiente u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se investimi për fëmijët e qytetit është investim për të ardhmen e Tiranës.

?Ndonjëherë të rriturit marrin më shumë kohë në vëmendje se sa fëmijët, por harrojmë se në një qytet me 1 milionë banorë, 250 mijë prej tyre janë fëmijë. Është më mirë kur dëgjojmë fëmijët dhe kur punojmë për ta, ashtu si çdo familje e cila së pari, kujdeset për fëmijët e vet?, u shpreh Veliaj gjatë përurimit të kopshtit.

Ai tha se puna e kryer me kopshtet ka rritur ndjeshëm kërkesën e prindërve për të siguruar një vend për fëmijët e tyre në to, ndaj edhe bashkia, për të menaxhuar situatën, ka vendosur që të respektojë të gjitha grupet sociale duke përcaktuar kuota për shtresat në nevojë.

?Do të kemi një sistem kuotash të rezervuara, sidomos për fëmijët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, në nevojë, që kanë persona me aftësi të kufizuar, për t'u siguruar që edhe kopshti është një mikro-qytet ku përfaqësohen të gjithë, sidomos ata që janë nevojtarë. Tani që reputacioni i kopshteve publike është rritur, statistikisht kemi 11 aplikime për çdo vend që kemi në kopësht?, deklaroi Veliaj. Ai bëri të ditur se nisur nga kjo nevojë e madhe bashkia po punon edhe për zgjerimin e hapësirave të tyre.