Report TV - Ilir Meta: Shpresoj të zbatohet reforma për hapjen e negociatave

2016-09-27 1

Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të Edicionit të 11 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut organizoi shfaqen e filmit dokumentar holandez ?Një histori Përndjekëse".
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se ndryshe nga shfaqjet e të enjtes kemi një film mjaft domethënës, ndërsa reforma në drejtësi është një kryefjalë e gjithë procesit transformues të vendit me qëllim edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

?Unë duhet t?ju falënderoj juve, profesor Çashkun sepse ishte në fakt ideja juaj e shkëlqyer dhe natyrisht që për parlamentin është një nder dhe një privilegj që në një ditë të faktuar dhe në një moment mjaft të rëndësishëm dhe të reformës në drejtësi, që është një kryefjalë e gjithë procesit transformues të vendit me qëllim edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndryshe nga ato shfaqjet e të enjtes kemi një film mjaft domethënës. Unë nuk e di vërtetë se cili është subjekti i detajuar i filmit, por thelbi është që një i ri nga Sudani i jugut që ka studiuar në Britaninë e Madhe kthehet në vendin e tij me dëshirat dhe me ëndrrat për të zbatuar ato çfarë ai ka mësuar në një universitet britanik dhe me qëllim për të vendosur drejtësinë në një vend ku drejtësia mungon prej shumë kohësh dhe përplaset me një realitet shumë të vështirë? tha Meta.