Report TV - Korçë, kryeprokurori Llalla nuk komenton për çështjen e kërcënimit

2016-09-27 4

Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një vizitë në Korçë ka refuzuar të japë informacione lidhur me kërcënimet ndaj tij dhe familjes.

?Jam këtu për një vizitë zyrtare!?

Kjo ka qenë përgjigja që Llalla u ka dhënë interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje.

Llalla ishte sot në Korcë në një takim me homologun e tij maqedonas. Adriatik Llalla zhvilloi dhe një vizitë në prokurorinë e këtij rrethi.

Ajo që vihej re gjatë vizitës në Korçë është se kryeprokurori shoqërohej vazhdimisht nga truprojat e tij dhe dy makina policie.
Ai është shoqëruar nga eskorta e tij edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga Prokuroria e Korçës.

Pak ditë më u raportuar se kryeprokurori Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten e tij në një vend të bashkimit Evropian, pasi është kërcënuar me mesazhe dhe telefonata anonime.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një person që është pjesë e një grupi kriminal për trafik droge dhe gjobvënie e ka kërcënuar me jetë kryeprokurorin.

Free Traffic Exchange