sh-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, deklaron për Shqiptarja.com se kulla e ish-kryeministrit Berisha ka shërbyer si bazë për UDB e ish-Jugosllavisë dhe ish-Sigurimin e Shtetit dhe jo për strehimin e UÇK. Haxhia ka sqaruar se luftëtarët e UÇK janë strehuar në kullën e Sulejman Berishës dhe djemve të tij, të cilët janë kushërinj të pestë me Sali Berishën.
Sipas Haxhiajt, Berisha mashtron, ndërsa tenton të ngatërrojë para publikut kullën e tij me atë të kushëririt të katërt. ?Kulla e Berishës ka ''meritën'' se ka strehuar në vjeshtën e 1943 serbo-boshnjakun Vuk Karaxhiç, ''frut? i kësaj mikpritje kemi ardhjen në jetë të Salih Karaxhiçit me 1 korrik 1944. Kjo kullë gjithashtu ka shërbyer edhe si një bazë e dyfishtë e UDB dhe e Sigurimit të Shtetit ku bëheshin takimet e tyre dhe atyre agjentëve që bënin lojën e dyfishtë atë të Sigurimit dhe UDB. Prandaj çfarë të mundohen të shpikin e sajojnë për kullën e Berishës apo sado para të fituara me gjakun e shqiptareve të shqiptarëve, për ringritjen e saj, nuk mund ta shpëtojnë nga vula e turpit e tradhtisë që i ka vënë asaj, Sali Berisha. Brezat e mëvonshëm do ta kujtojnë atë, si kullën ku lindi e rriti Esat Pashën e dytë të Shqipërisë, Sali Berishën?, shkruan Haxhia. Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se shtëpia e tij në fshatin e thellë Viçidol, Tropojë, ka shërbyer si bazë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovës. Berisha tha se ai vetë e kishe lënë ndërtesën në dorë të luftëtarëve gjatë luftës me serbët në vitin 1999.