Report TV - “Ligji i Mbetjeve”,Rama: Mafia armiku më i madh i riciklimit

2016-09-27 6

Kryeministri Edi Rama nga kryeministria ka shpjeguar sot para Shoqatës së Ricikluesve edhe njëherë cështjen e importit të mbetjeve të ngurta që do të riciklohen në Shqipëri. Rama sqaroi se, nuk do të importohen mbetje të rrezikshme, ndërsa vuri në dukje se ligji që u miratua nuk ka të bëjë me ligjin që u anulua në vitin 2013.

"Ligji i ri e përjashton në mënyrë kategorike importin e cdo mbetje tjetër që do të vinte në Shqipëri për t?u groposur, djegur, për tu asgjësuar", theksoi kryeministri.

Rama bëri me dije se bëhet fjalë për një proces të shëndetshëm, dhe gjithë debati tjetër është sharlatanizëm.

Free Traffic Exchange