Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, Alexander A. Arvizu, që tashmë është në pozicionin e zv. Ndihmës Sekretarit Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit.
Meta dhe Arvizu, që shoqërohej nga ambasadori aktual i SHBA, Donald Lu diskutuan për luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar, korrupsionit, por edhe ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.