Shtyhet sërish miratimi i reformës, maxhoranca merr dhe një javë kohë për të siguruar votat dhe plotësuar një kusht të LSI-së.
Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar deputetët të tij në mbledhjen e grupit parlamentar se paketa me 6 ligjet që e bëjnë efektiv ndryshimin e sistemit, nuk do të miratohet këtë të enjte por në 6 tetor.
Motivi i parë lidhet me mungesën e një pjese të mirë të ligjvënësve të enjten, të cilët ndodhen jashtë vendit në udhëtime zyrtare.
Disa prej tyre në Këshillin e Europës të tjerë në Komisionin Europian. Për miratimin e 6 ligjeve maxhoranca nuk mund t?i lejojë vetës mungesa që rrezikojnë 84 votat.