Report TV - Rritja e çmimeve,hetohen kompanitë e sigurimeve,Lati:Do ketë penalitete

2016-09-27 0

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj kompanive të sigurimeve për rritjen e menjëhershmë të çmimit të siguracioneve të mjeteve.

Kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, thotë se rritja e koordinuar e çmimeve të sigurimit të makinave nga ana e shoqërive lë vend për dyshime se ato janë marrë vesh me njëra tjetrën, duke shkelur rregullat e konkurerncës së lirë dhe duke dëmtuar konsumatorët.

Lati thotë që nëse dyshimet për marrëveshje të fshehta vërtetohen, kompanitë do të pëballen me penalitete, ndërkohë që institucionet përkatëse duhet të marrin masat që çmimet të vendosen sipas përcaktimeve ligjore.

Free Traffic Exchange